AKTUALITET, 25 Gusht 2022, 21:21

Me ardhjen e Begajt, shkarkohet pas 19 vjetësh Edvin Shvarc nga Presidenca

Me ardhjen e Begajt, shkarkohet pas 19 vjetësh Edvin Shvarc nga Presidenca

Edvin Shvarc, djali i përkthyesit të madh me origjinë hebreje, Robert Shvarc është larguar nga posti që mbante në Presidencë me ardhjen e Bajram Begajt.

Lajmi ka shkaktuar reagime të shuma në rrjetet sociale të atyre që njohin Shvarc i cili përveç mbiemrit që mban njihet edhe si një zyrtar mjaft korrekt duke punuar për pesë Presidentë të ndryshëm.

Arsyeja e shkarkimit nga detyra është se nuk ka kryer në ministrinë e arsimit konvertimin e diplomës së shkollës së lartë të kryer jashtë vendit. Ky është gjetur si shkak që pas gati dy dekadash Shvarc të largohet nga Presidenca.

Me ardhjen e Begajt, shkarkohet pas 19 vjetësh Edvin Shvarc nga Presidenca