AKTUALITET, 1 Nëntor 2025, 20:46

Të shtëna me armë zjarri në Selenicë, një i plagosur në gjendje të rëndë

Të shtëna me armë zjarri në Selenicë, një i

Plagoset me armë zjarri në fshatin Gjorm të bashkisë së Selenicës një i ri, rreth 35 vjeç.

Sipas banorëve të zonës, ngjarja ka ndodhur para pak minutash në qendër të fshatit.

Ende nuk dihen motivet dhe shkaku, teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. 

Ndërkohë i plagosuri është transportuar drejt spitalit të Vlorës, në gjendje të rëndë.

I plagosuri ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm, por nuk dihet ende kush e ka qëlluar. Po sipas banorëve i plagosuri është nga fshati Levan i Fierit.