AKTUALITET, 1 Nëntor 2025, 15:04

Drejtori teknik në ARRSH, Nikollaq Mihali paraqitet në SPAK

Drejtori teknik në ARRSH, Nikollaq Mihali paraqitet në SPAK

Drejtori teknik në hartimin e projekteve në ARRSH, Nikollaq Mihali, është paraqitur sot në ambientet e SPAK. Mihali është marrë i pandehur nga SPAK së bashku me 5 zyrtarë të tjerë të ARRSH për shkelje të barazisë në tenderë.

Ndaj tij dhe 5 zyrtarëve, Arbër Troka, Miranda Shkurti, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj, Admir Pahumi rëndon akuza për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Nuk dihet nëse prania e sotme në SPAK ka të bëjë me këtë çështje apo ne lidhje me ndonjë hetim tjetër.