TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Llapashticë të Podujevës në Kosovë. Një person është gjetur i pajetë pak minuta pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas Ahmetit, rreth orës 19:30, policisë i ka ardhur një informacion për të shtëna dhe ka gjetur një mashkull pa shenja jete. Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.