AKTUALITET, 6 Shtator 2025, 16:49

“Lajthiza” me Linjën e parë në Europë dhe më e madhja në botë për formatin 5 litra, me 12.000 shishe në orë!

“Lajthiza” me Linjën e parë në Europë dhe

Kompania shqiptare “Lajthiza” ka vënë në funksion linjën e parë në Europë dhe në botë për paketimin e ujit në shishe prej 5 litrash, me kapacitet prej 12 mijë shishesh në orë. Kjo arritje e klasifikon Lajthizën mes kompanive më moderne të industrisë së ujit në Europë dhe Ballkan.

*Linja e re është e prodhuar nga kompania gjermane KRONES, me teknologjinë me higjenike dhe pa kontakt  ErgoBloc. Ky sistem inovativ integron fryrjen, mbushjen, etiketimin dhe mbylljen e shisheve në një proces të vetëm, duke garantuar cilësi, efikasitet dhe kursim të energjisë.

Falë këtij investimi, Lajthiza arrin një kapacitet mbushjeje prej mbi 2 milion  litra në 24 orë, duke vendosur një rekord të ri në rajon.

Sistemi është shumë funksional, i aftë të përpunojë formate dhe materiale të ndryshme shishesh, madje edhe deri në 100% PET të ricikluar. Me këtë investim, Lajthiza ka siguruar një teknologji të avancuar për dekadat  e ardhshme. Z. Craciun Cristian Nicolae tha se; "Që nga viti 2008 Kompania “Lajthiza” ka filluar bashkëpunimin me kompaninë gjermane “Krones” dhe çdo dy vite ka investuar në linja te reja, Sot është në funksion edhe linja më e re e prodhuar nga KRONES,, me teknologjinë më të avancuar ErgoBloc. Ky sistem inovativ integron fryrjen, mbushjen, etiketimin dhe mbylljen e shisheve në një proces të vetëm, duke garantuar cilësi, efikasitet dhe kursim të energjisë.".