AKTUALITET, 6 Shtator 2025, 14:49

“Ritme të mira pune në Elbasan-Papër”/ Rama: Përfundon gati gjysma e punës në Lotin II

“Ritme të mira pune në Elbasan-Papër”/ Rama:

Kryeministri Edi Rama shprehet se po vijojnë me ritme të mira punimet në segmentin Elbasan – Papër, pjesë e Korridorit 8.

Ai ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna në kantierin e rrugës në Lotin 2. Deri tani realizimi fizik i projektit, sipas Ramës ka arritur në masën 46%.

Kryeministri vlerësoi se ky investim do të përmirësojë qarkullimin rrugor me kushte e standarde të larta sigurie.