TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në portin e Vlorës, anijet turistike dhe gomonet nisen çdo mëngjes me turistë drejt këtyre destinacioneve.
“Ende nuk e kam shijuar plotësisht Vlorën që të jap një opinion të saktë, por ajo që shoh është se Vlora dhe Shqipëria janë jashtëzakonisht të bukura, me një verë të gjatë — e kundërta e asaj që kemi në Poloni”, tha një turiste.
“Kam dëgjuar për Vlorën, por nuk e kisha imagjinuar që do të gjeja këtë mrekulli. Një vend kaq i bukur, me njerëz shumë të mirë. Do t’ua këshilloja të gjithëve”, shtoi një tjetër.
Operatoret turistike e cilësojne sezonin një sukses: “Qershor-gusht kanë qenë të gjitha strukturat ‘full booked’, ndërsa edhe shtatori po rezulton i ngjashëm. Tashmë sezoni veror në Vlorë nis që në prill dhe zgjatet deri në tetor. Kemi arritur qëllimin tonë.”
Vlora po e kthen shtatorin në një muaj të artë për turizmin, duke ofruar diell, det dhe qetësi për vizitorët që kërkojnë më shumë se sa thjesht pushime verore.