AKTUALITET, 2 Dhjetor 2023, 19:37

Spanja dhe Italia nuk trembin Tifozët Kuq e Zi: Gjermani, shqipet po vijnë

Spanja dhe Italia nuk trembin Tifozët Kuq e Zi: Gjermani, shqipet po

Gjermani, shqipet po vijnë! Ky është postimi i Tifozave Kuq e Zi, menjëherë pas goglave, të cilat për Euro 2024 na vendosën ndaj kundërshtarëve si Spanja, Kroacia, Italia.

As emrat e mëdhenj të futbollit europian duket se nuk trembin aspak mbështetësit e Kombëtares, që kanë përkrahun skuadrën gjithmonë.

Në shortin e hedhur në Hamburg, përveç personaliteteve të shumta të futbollit europian ishin të pranishëm edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, trajneri i Kombëtares Sylvio Mendes Campos Junior dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.