TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tritan Shehu, në një reagim në Facebook është shprehur se pavarësisht komplotit kundër saj, Partia Demokratike është e vendosur të marrë pjesë në zgjedhje. Gjithashtu ai shprehet se PD do të paraqitet në një koalicion të gjerë e politike e formal përballë regjimit.
Më tej thekson se me ata që janë patericë e Ramës dhe që Rama u ka varur një vulë në qafë nuk mund të ketë bashkim.
STATUSI:
Pavaresisht nga komploti kunder saj e demokracise, PD do te marre pjese ne zgjedhjet e 14 Majit.
Ne kemi strukturat tona te plota, organizimin dhe kandidatet per kryetare bashkish me te miret, te dale nga primaret.
PD do paraqitet ne nje koalicion te gjere politik e formal perballe rregjimit.
PL eshte me ne, ne mbeshtetje te kandidateve te primareve per kryetare, te betejes sone te perbashket.
Pra eshte e do te jete pjese e koalicionit tone politik, pavaresisht e disa detajeve teknike per te pershtatur egzigjencat normale te cdo partie te koalicionit politik, me kerkesat e ligjit.
Keshtu edhe per parti te tjera te ketij koalicioni.
Ndersa me ata qe jane patericat e Rames, qe Rama u ka varur nje “vule” ne qafe nuk mund te kete bashkim e as beteja te perbashketa, se axhenda e tyre eshte tjeter, krah rregjimit.
Ju e shikoni gjendjen qesharake ku i ka futur kjo lidhje umbilikale me rregjimin.
Nje kryetar i dorehequr qe i del emri si kryetar!
Nje kryetar qe nuk eshte kryetar e emeron “pashain”, nje vit mbas doreheqjes etj! Cudira te verteta!
Sidoqofte kjo eshte puna e tyre.
Puna jone eshte te ballafaqohemi me rregjimin e te fitojme mbi ate.