TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme në orën 10:00 pritet që qyetarët të protestojnë para ambienteve të SPAK ku edhe do të dorëzohet libri "The Albanian Files: Freedom and Architecture", të cilin një grup prej tyre e firmosën gjatë protestës së djeshme.
Qëllimi firmosjes së librit sipas qytetarëve ishte ta “kthenin” atë nga një botim arkitekturor në një "dosje penale" dhe provë materiale të korrupsionit. Nënshrimi i librit shërben si një peticion, i cili refuzon projektet e ekspozuara në ato faqe.
Përmes këtij akti simbolik qytetarët kanë kërkuar atë që e kanë artikuluar prej 31 ditësh tashmë në protestë, sovraniteti ti takojë popullit. Dorëzimi në spak bëhet për t’i kërkuar insitucionit të nisë menjëherë hetimet.
Ndërkohë "The Albanian Files: Freedom and Architecture" është një botim voluminoz arkitekturor i shtëpisë botuese Lars Müller Publishers. Ai ka ngjallur debate të forta në vend.
Libri, i kuruar nga Anneke Abhelakh dhe me parathënie të kryeministrit Edi Rama, përmbledh projektet, skicat, masterplanet dhe kujtimet e 60 studiove ndërkombëtare të arkitekturës që kanë punuar në vend përgjatë dy dekadave të fundit.
