AKTUALITET, 30 Qershor 2026, 21:00

Vlorë/ Stuhi e fuqishme godet Vranishtin, era rrëzon karriget e lokaleve dhe shiu paralizon lëvizjen (VIDEO)

Vlorë/ Stuhi e fuqishme godet Vranishtin, era rrëzon karriget e

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranisht me reshje intensive shiu dhe erëra të fuqishme.

Moti i keq ka gjetur të papërgatitur banorët dhe bizneset e zonës, ndërsa era me intensitet të lartë ka rrëzuar dhe marrë përpara karriget e një lokali.

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar gjithashtu vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve, duke rënduar situatën në zonë.

Autoritetet lokale janë duke monitoruar zhvillimet, ndërsa sipas parashikimeve kushtet atmosferike pritet të mbeten të paqëndrueshme edhe gjatë orëve në vijim.