AKTUALITET, 30 Qershor 2026, 22:22

Protestuesit marshojnë pranë selisë së demokratëve: PD, PS, klysha komunistësh! Rama n’burg, Berisha n’burg!

Protestuesit marshojnë pranë selisë së demokratëve: PD,

Gjatë marshimit të protestës së 31-të radhazi në Tiranë, qytetarët kanë kaluar pranë selisë së Partisë Demokratike, ku kanë shoqëruar kalimin me thirrje kundër forcave politike.

Protestuesit kanë brohoritur kundër opozitës, duke dëgjuar thirrjet: “Opozitë e shitur!”, si dhe “PD, PS, klysha komunistësh!”.

Gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit janë përsëritur edhe sloganet e protestave të mëparshme: “Rama n’burg, Berisha n’burg!”.

Protesta e 31-të vijon me marshimin e qytetarëve në disa akse të Tiranës, pas fjalimeve të mbajtura më herët para Kryeministrisë, ku aktivistët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.