AKTUALITET, 6 Mars 2023, 21:32

"Të hyjnë në zgjedhje dhe të shpartallohen!"/ Debat mes Sejaminit dhe Mërtirit: Me porosi të Bashës vjen dhe tallesh me njerëzit!

"Të hyjnë në zgjedhje dhe të shpartallohen!"/

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar vendimi i gjykatës për vulën e Partisë Demokratike dhe fakti që Lulzim Basha vijon të jetë zyrtarisht kryetar i kësaj partie edhe pse ka deklaruar publikisht dorëheqjen. 

Mes analistit Neritan Sejamini dhe Ergys Mërtirit ka patur një debat lidhur me këtë çështje. 

Pjesë nga debati: 

Neritan Sejamini: Kjo punë është kështu, ti do të divorcohesh nga gruaja, por pa gjetur grua tjetër nuk ndahesh dot...

Ergys Mërtiri: Këtë gjë thuaja gjykatës dhe ndrysho ligjin. Pa e lënë me letra gruan, nuk quhesh i divorcuar.

Neritan Sejamini: Pra të mban me zor gjykata kryetar?

Ergys Mërtiri: Duhet të zgjidhet kryetari i ri sipas ligjit. Duhet të bëhen zgjedhje.

Neritan Sejamini: Çfarë i ka penguar të bëjnë zgjedhje? Kjo nuk ka lidhje fare me ligjin dhe politikën. Ti thua jep dorëheqjen dhe firmos letra prapë.

Ergys Mërtiri: Jo nuk po firmos.

Neritan Sejamini: Letrën e ka çuar ai sot në KQZ. E ka dërguar Basha firmën, i ka thënë KQZ-së.

Ergys Mërtiri: Gjykata nuk e pranon vendin vakant, nuk pranon parti pa kryetar.

Neritan Sejamini: Në gjykatë vendos emrin e kujt të duash.

Ergys Mërtiri: Duhet të bëhen zgjedhjet.

***

Neritan Sejamini: Nëse KQZ nuk i regjistron, po bën gjë të keqe. Ata duhet të shkojnë në zgjedhje dhe të shpartallohen. Ndryshe nga ti Ergys, unë nuk pranoj të tallem. Ata janë tallur një vit me demokratët dhe të gjithë Shqipërinë, duke bërë gjoja. Ti në emër të tyre dhe porosi të tyre, vjen dhe tallesh me njerëzit.
Dua që këta të hyjnë në zgjedhje. Zoti Basha të drejtojë zgjedhjet dhe të vendosë kandidatë. Pas zgjedhjeve ose të fitojë dhe të provojë që partia është e tij, ose kjo lloj drame qesharake, tragjiko-komike, të mbarojë. Ndryshe kjo nuk mbaron. Berisha të shkojë në zgjedhje, Basha të shkojë të provojë voton e qytetarëve. Por, të regjistrohet në KQZ dhe të fshihet sikur nuk është pjesë e kësaj loje, është tallje. Ai është kryetar i PD, ta marrë partinë, të bëjë zgjedhje.