AKTUALITET, 6 Mars 2023, 21:29

Aksident i rëndë tek '5 Maji', raportohet për disa të plagosur

Aksident i rëndë tek '5 Maji', raportohet për disa

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën "5 Maji" në Tiranë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë, shumë persona kanë mbetur të plagosur. Ende nuk dihet numri i të plagosurve apo detaje nga gjendja e tyre shëndetësore.

Dy ambulanca kanë marrë të plagosurit dhe i kanë dërguar tek Spitali i Traumës. Pritet njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës në lidhje me aksidentin e ndodhur. Shkaku i përplasjes së makinave nuk dihet ende.