TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interesit të mediave për të ditur se kush është kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur duke thënë se ai jo vetëm ndihet drejtues i kësaj partie, por edhe është i tillë.
Alibeaj foli pas mbledhjes me disa deputetë dhe atë që e konsideron kryesi të partisë, të mbajtur në një hotel të kryeqytetit.
Ai deklaroi se vendimi i Gjykatës së Apelit, nuk e bën atë të ndihet triumfator, ndërkohë që bëri thirrje që kandidatët e primareve të garojnë nën siglën e PD-së zyrtare.
"Jam dhe ndihem drejtues i partisë dhe ushtrues i detyrës. Sipas ligjit, në regjistrin e partive regjistrohen emrat e kryetarëve kur ka një dorëheqje. Duhet regjistruar zgjedhja e kryetarit teë ri, jo aktet e dorëheqjes. PD duhet të organizojë procesin e zgjedhjeve nga baza deri në krye”, ka deklaruar Alibeaj.
Kujtojmë se Lulzim Basha figuron ende zyrtarisht kryetar i PD-së edhe pse ai ka dhënë dorëheqjen. Dokumentat e depozituar ditën e sotme në KQZ nga grupi Alibeaj, përmbajnë një vërtetim nga Gjykata e Tiranës, ku Basha figuron kryetar sipas Regjistrit Themeltar të Partive.
Alibeaj gjithashtu ka prezantuar një platformë me tre pika për zgjedhjet lokale:
1-Lidhur me aleancat PD merr përsipër ndërtimin e një aleancë sa më të gjerë të mundshme të partive të qendrës së djathte me synim maksimizimin e votave, kur secili subjekt formon identitetin e vet.
2-Lidhur me këshillat bashkiak, në bazë të vendimit të kryesisë ju kam propozuar dhe është miratuar që duhet të fillojë nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët ata që të bëhen pjesë dhe të bëhen pjesë e listave të këshillave bashkiakë.
3- Lidhur me kandidatët për kryetar bashkie. Ne funksion të bashkimit dhe duke konsideruar Primaret e PD para vitit 2021, votimet me primare nga grupi i rithemelimit dhe kandidatë të tjerë i kam propozuar PD dhe kemi gjetur mbështetjen hapjen pa asnjë kufizimi ndaj të gjithë këtyre prurjeve të kandidatëve tanë dikur të propozuar, kandidatëve nga procesi i rithemelimit dhe kandidatura të tjera, me një synim të vetëm daljen me një kandidat të vetëm për çdo bashki.