AKTUALITET, 26 Qershor 2026, 22:52

"Të anulohen zgjedhjet e ardhshme", zbardhet letra e protestuesve për ambasadorët e vendeve perëndimore

"Të anulohen zgjedhjet e ardhshme", zbardhet letra e protestuesve

Pas 27 ditësh protestë para Kryeministrisë, një grup aktivistësh të kësaj proteste i janë drejtuar me një letër publike ambasadorëve dhe drejtuesve të misioneve diplomatike të vendeve perëndimore të akredituara në Shqipëri.

Në letër paraqiten pesë kërkesa, mes të cilave dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, largimi i klasës aktuale politike, krijimi i një qeverie tranzitore jopartiake me mandat 12-mujor, si dhe anulimi i zgjedhjeve të ardhshme.

Dokumenti është firmosur nga 13 aktivistë. 

Kërkesat e përfshira në letër u lexuan gjithashtu gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku pjesëmarrësit deklaruan se do të vijojnë tubimet deri në realizimin e objektivave të tyre.