AKTUALITET, 26 Qershor 2026, 21:33

Pas tubimit te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Pas tubimit te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e

Mijëra vetë u mblodhën sërish në protestën e 27-të kundër qeverisë Rama para Kryeministrisë. Pas fjalimeve qytetarët vijuan me marshimin rrugëve të kryeqytetit gjatë orëve të mbrëmjes.

Me pankarta në duar ata thërrasin për një Shqipëri të re dhe Revolucion. Qytetarët i drejtohen klasës së vjetër politike: Ju erdhi fundi.

Qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, të cilën e cilësojnë si kërkesën kryesore dhe të panegociueshme të protestës.