TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një takim në Parlamentin Europian në Strasbur dhe deklaron suksese shumë të mëdha ekonomike, por edhe mbrojtje jashtëzakonisht të madhe të mjedisit.
Ai deklaron se aktorë jo miqësorë me Shqipërinë kërkojnë dëmtimin e vendit tonë, por nuk na dëmtojnë dot.
Reagimi:
U takova sot në Parlamentin Europian Strasburg me Kathleen Van Brempt, Zëvendëspresidente e Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian. Jemi në një fazë intensive me rezultate konkrete në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa në ditët në vijim fillojmë mbylljen e kapitujve të parë të Marrëveshjes së Anëtarësimit. Jemi të palëkundur në ambicjen tonë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 dhe të ngremë flamurin tonë kuq e zi në Bruksel brenda 2030, pse jo brenda këtij mandati të Parlamentit Europian. Mbështesim fuqimisht investimet e huaja në Shqipëri të cilat janë rritur me disa herë krahasuar me një dekadë më parë, kemi trefishuar ekonominë tonë 27mld Euro, gjithmonë duke garantuar respektimin e standardeve të mira mjedisore. Jemi krenarë për zhvillimin e madh të sektorit të turizmit në Shqipëri. Megjithë përpjekjet e aktorëve jomiqësorë për ta dëmtuar imazhin e Shqipërisë, edhe këtë vit presim një rritje të numrit të turistëve, diku përtej 13 milionë Nuk duhet të harrojmë se demokracia mbështetet mbi qytetarë të informuar. Dezinformimi e zëvendëson debatin me manipulimin, faktet me gënjeshtrat dhe besimin me dyshimin. Lufta kundër dezinformimit është mbrojtje e së vërtetës, e lirisë dhe e vetë demokracisë.