AKTUALITET, 7 Korrik 2026, 22:50

Marshimi kilometrik rikthehet te Kryeministria, qytetarët i dërgojnë mesazh Ramës: Nesër do të jemi akoma më shumë!

Marshimi kilometrik rikthehet te Kryeministria, qytetarët i

Pas disa orësh protestë, dita e 38-të e tubimit qytetar është mbyllur aty ku nisi, përpara godinës së Kryeministrisë. Pasi marshuan nëpër akset kryesore të Tiranës, protestuesit u rikthyen para selisë së qeverisë, ku përsëritën thirrjet dhe mesazhet e tyre drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit, pjesëmarrësit brohoritën slogane kundër kreut të qeverisë, mes tyre: “O milet, Rama ka siklet!”.

Në përfundim të protestës, qytetarët njoftuan se do ta vijojnë mobilizimin edhe në ditët në vijim.

Para se të shpërndaheshin, ata e mbyllën tubimin me thirrjen: “Nesër më shumë!”, duke lënë takim për protestën e radhës.