TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Administrata Tatimore nuk është ende gati që të vërë në zbatim të plotë detyrimet që rrjedhin nga ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat.
Në komisionin e ekonomisë u miratua akti normative që shtyn në kohë ndryshimet në disa deklarata tatimore për individët. Zbatimi i tyre parashikohet të nisë vitin e ardhshëm
“Edhe pse sistemi i ri nuk u arrit në kohë do të shtyjmë në kohë vetëm disa procese, por në thelb nuk prek elementët thelbësorë të ligjit dhe nuk krijon problematika. Vetëm për 2024-ën do të përdoren formularët dhe përgjegjësia tatimore e tatimit të thjeshtëzuar të fitimit, tatim-fitimit dhe tatimit në burim shoqëruar me listëpagesën”, tha zv.ministrja e Financave, Vasilika Vjero.
Sipas zyrtarëve të Financave pavarësisht se janë nxjerrë në kohë aktet normative që bëjnë të mundur zbatimin e ligjit ka pasur problematika të shumta në lidhje me sistemet e informatizuara të Tatimeve.
“Do duhej infrastruktura e nevojshme që do i bënte akteve nënligjore në funksion të sistemin informatik të QKB, por dhe te Tatimet. Kemi miratuar në kohë aktet nënligjore, por ka pasur vonesa në implementimin e tyre në dy sistemet. Duheshin edhe disa investime shtesë sa I takon kapaciteteve në hardware në sistemin e administratës tatimore, kapacitet që datojnë prej 2013-ës dhe kanë nevojë për tu përmirësuar pasi sistemi informatik i tatimeve ndërvepron me shumë platforma të tjera. Për shkaqe të mosrealizimit në kohë të procedurave të prokurimit dhe ankesave të vazhdueshme është bërë I pamundur sistemi I vitit 2023 që do të bënte të mundur zbatimin e plotë të ligjit”, theksoi Vjero.
Ndërkohë deri në 20 shkurt individët e vetëpunësuar dhe tregtarë gati 28 mijë subjekte kanë afatin e pagesës për këstet paraprake të tatim-fitimit me normat 15-23%.