TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu theksoi se, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, është miratuar marrëveshja për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë. Duke folur për mediat, ministrja theksoi se qeveria do të financojë deri në pesë bursa vjetore për studentët shqiptarë.
“Kemi miratuar një vendim të rëndësishëm sa i përket dimensionit të arsimit të lartë, marrëveshjen që hap degën e Kolegjit të Evropës në Tiranë. Kampusi shënon një partneritet strategjik të Shqipërisë dhe institucioneve evropiane por nga ana tjetër, i hap mundësinë studentëve të Shqipërisë, dhe të rinjve të Ballkanit Perëndimor dhe me gjerë për të studiuar në Tiranë. Dega e kolegjit do t’i hapë studimet për ciklin 2024-2025, në këtë vit akademik.
Qeveria është e angazhuar që nëpërmjet kësaj marrëveshje të iniciojë të gjitha aspektet për ndërtimin e kampusit dhe do të financojë deri në 5 bursa vjetore për studentët shqiptarë. Është një ngjarje historike, për herë të parë një filial i një kolegji prestigjioz hap degën e parë në Shqipëri, jo vetëm për çfarë do të sjellë në aspektin akademik në funksion të vizionit tonë për ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë dhe vijimit të programeve tona sa i përket hapjes së filialeve prestigjioze.
Kampusi i kolegjit do të vijë duke sjellë edhe standardet e njëjta dhe duke u bërë vendi i tretë që hap këtë degë. Është një oportunitet i madh për studentët në Shqipëri por edhe për ato të rajonit. ”, theksoi Manastirliu.