AKTUALITET, 8 Janar 2024, 14:47

Taksa e kalimit të pronësisë së banesave/ Eksperti: Ka dallime mes shtëpive të reja dhe atyre të vjetra, ja si do të veprohet

Taksa e kalimit të pronësisë së banesave/ Eksperti: Ka

Qeveria me anë të një VKM-ja ka vendosur të ndryshojë taksimin e pronës, ndërtesës apo për tokën bujqësore apo pyjore. Sipas këtij ligji, taksimi nuk do të llogaritet më mbi bazën e çmimit të referencës së pasurisë, por mbi vlerën e tregut. Drejtori i politikave fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, tha se kjo u bë për shkak se është e domosdoshme përafrimi i çmimit të referencës me atë të vlerës reale në treg.

“Në korrik të 2023, ne rishikuam çmimet e referencës për qytetin e Tiranës, sepse është e domosdoshme që çmimet të përputhem me çmimet reale të pasurive të paluajtshme”, tha Lera. Lera u shpreh se kostoja e pagesës së kalimit të pronësisë për pallatet e reja  duhet të jetë më e lartë, krahasuar me ndërtimet që kanë disa vite.

“Çmimet e apartamenteve të reja duhet të jene më të larta se çmimet e apartamenteve të vjetra. Nëse në 2024 është 1000 euro, ndërsa apartamenti që do shisni është i 2004, atëherë çmimit prej 1000 euro do t’i zbritet 20%”, tha ai.

Ai theksoi se tashmë janë ngritur grupet e punës për të riparë çmimet me qëllim përafrimin e tyre me realitetin, që diktohet prej tregut. “Ne kemi krijuar grupet e punës për të riparë që çmimet  të jenë afër realiteti. Ashtu siç u bë për Tiranës, do të shihen me piritet në zonat të ndjeshme”, theksoi Lera.