TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktivistja Bona Miekley ka folur për rastin e vetëvrasjes së 41-vjeçares Bedrie Loku në Durrës, ku tha se kur je viktimë e presioneve, nëse nuk kërkon ndihmë, fundi mund të jetë fatal. Ajo tha gjithashtu se arsyet pse fëmijët nuk kanë treguar për dhunën, janë disa, përfshirë frikën se prindërit mund të ndahen ose ishin mësuar me këtë stil jete, të dhunës sistematike.
“Pesha që ka një person që viktimizohet është shumë e madhe, dhe personi nuk kërkon ndihmë janë plot me frikë dhe me ankth. Dhe kur kjo peshë e shoqëron gjithë kohës, dhe presioni është shumë i madh dhe viktima mendon se është më e lehtë të jetë në dorën e personit që e presion, ose shkojnë në vetëvrasje. Atë e vranë të gjithë me heshtjen e tyre. Babai dhunon familjen sistematikisht. Nuk dihet nëse i ka dhunuar. Nëse po, ata janë rritur me këtë stil jete dhe frika se mund ta pësonin në të njëjtën mënyrë, i ka bërë të heshtin. Ose kanë patur frikë nga divorci i tyre, që nëna t’u largohej.”, tha ajo.
Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë, Fation Softa, është shprehur se janë disa akuza ndaj bashkëshortit të Bedrie Lokës, por ajo që duhet të hetohet dhe të zbardhet sipas tij është nëse është vrasje apo vetëvrasje. Nëse është vetëvrasje, ligji parashikon dënim nga 3-7 vjet burg.
“Pasi të përfundojë hetimi, duhet ngritur dhe një akuzë. Nëse vërtetohet se është vrasës, akuzohet për vrasje. Për tentativë vrasjeje, dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje. Ajo që duhet të hetohet nëse e ka shtyrë ne vetëvrasje ose e ka vrarë. Duket si inskenim. Djali ka thënë se tavolina e mesit ishte thyer, nuk besoj se ajo ka bërë përleshje për të kryer vetëvrasje. Mund të dënohet 3-7 vjet burg nëse e ka shtyrë në vetëvrasje.”, pohoi Softa.