AKTUALITET, 8 Janar 2024, 13:20

Dyshohet se kërcënoi bashkëshorten dhe e çoi drejt vetëvrasjes, pamjet e Xhemal Lokës pas kafazit prej xhami të Gjykatës

Dyshohet se kërcënoi bashkëshorten dhe e çoi drejt

Xhemal Loka, bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka e cila i dha fund jetës me fostoksinë mëngjesin e 2 Janari në banesën e saj në fshatin Vadardhë të Sukthit, ka dalë para togave të zeza.

Në pamjet e publikuara ai shihet pas kafazit prej xhami të Gjykatës, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Ai u arrestua më 6 Janar, katër ditë pas aktit të vetëflijimit të bashkëshortes së tij, nën akuzën se e ka kërcënuar me thikë dhe e ka shtyrë drejt vetëvrasjes.

Dyshohet se kërcënoi bashkëshorten dhe e çoi drejt