TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lirimi i hapësirave publike, sfidat dhe prioritetet e reja në funksion të qytetarëve shqiptarë kanë qenë kryefjalë e takimit të mbajtur këtë të martë nga zv.kryeministrja Belinda Balluku me administratorët e rinj të njësive administrative.
Balluku theksoi se prioritet mbëtet forcimi i administratës lokale dhe përgjigja ndaj kërkesave të kohës.
“Kemi pasur një proces rreth 20 ditë për të bërë një reformim të administratës lokale në fier dhe kemi nisur nga më të rëndësishmit, administratorët e njësive. Fieri ka 13 njësi. Iu është dhënë mbështetje kush ka bërë detyrën siç duhet duke i rikonfirmuar në detyrë dhe prurjeve të reja.
Na duhet forcim i administratës lokale, edhe në njësitë administrative për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës. Duhet të keni të rinj e të reja që janë të prirur ndaj inovacionit sepse duhet të ofrojmë shërbime që të moshuarit nuk mund t’i bëjnë përmes pajisjeve të tyre të telefonit.
Me rastin e e-Albania është abuzuar me pamundësinë e të moshuarve nga noterë e avokatë që marrin para prej të moshuarve për aplikime për marrje certifikate familjare. Do ju duhet ju si njësi, që brenda njësive dhe stafet që do keni në varësi t’u përgjigjen reformave që ne po bëjmë”, deklaroi Balluku.