TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ridvan Peshkopia, ish-deputet dhe ish-themelues i PD-së 34 vjet më parë që më pas kaloi në Partinë Aleanca Demokratike të Neritan Cekës ka bërë një "urim" për 17 nëntorin, 80 vjetorin e çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazistë.
I tërhequr nga politika dhe aktualisht profesor universiteti në Kosovë, Peshkëpia shkruan se 17 nëntori nuk ishte çlirim, por një ekzekutim në masë i parisë intelektuale dhe shkruan se "Një komunist i mirë, është një komunist i vdekur”.
Postimi
NJË REKUJEM PËR 17 NËNTORIN
70 vjet më parë, një tufë bandash egërsirash, kriminelë të lindur që i joshte gjaku dhe pushteti, ranë në Tiranë dhe fillyan ekzekutimet masive të parisë shqiptare. Ky ishte preludi i njërit nga regjimet më gjakatare që ka parë historia e njerëzimit. Dështimi tragjik i atij sistemi politik do kishte turpëruar cilindo që edhe në mënyrë periferike do kishte pasur sado pak gisht në atë që ndodhi. Por jo komunistët shqiptarë dhe pinjollët e tyre. Sot, në media apo rrjete sociale do gjeni vetëm festimet e tyre, çka janë vallëzimet e tyre mbi gjakun e viktimave të tyre. Nuk thonë kot, një komunist i mirë është vetëm një komunist i vdekur.
Kjo ditë duhet të shërbejë për ne si një kuntesë e përherëshme për tragjedinë shqiptare të importuar nga Jugosllavia dhe të zbatuar nga kriminelët e kuq të bandave partizane. Një derr mbetet derr edhe po ta lyesh me buzëkuq dhe një partizan mbetet një kriminel edhe po ta shpallësh hero.