AKTUALITET, 2 Prill 2026, 14:24

“Ta tregoj unë ty”, Tensione në Parlament, deputetja e PD përplaset me Ballën, Hoti: Pse kush jam unë shoqja jote…?!

“Ta tregoj unë ty”, Tensione në Parlament, deputetja e PD

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate dhe tensione. Pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i ndërpreu fjalën Flamur Nokës, deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke mos lejuar zhvillimin e seancës.

Peleshi i dha fjalën nga vendi deputetes së PS, Bora Muzhaqi, por sapo ajo filloi të flasë, ligjvënësja e PD, Elda Hoti u afrua dhe i mori kartën e mikrofonit.

Në këto momente ka ndërhyrë edhe Taulant Balla, i cili ka debatuar ashpër me Elda Hotin, duke i kërkuar që të mos marrë kartën.

Elda Hoti: Kujdes kur flet ti me mua…

Taulant Balla:  Ta tregoj unë ty…Mos e prek, kaq po të them

Elda Hoti: Pse kush jam unë shoqja jote…Kush je ti?!

Bora Muzhaqi: Elda është e turpshme kjo qe po ben, si mund të marrësh karten e nje vajze tjeter.

Taulant Balla:  Nuk merret karta e deputetit

Pas këtyre tensioneve seanca parlamentare  u ndërpre për disa momente.