TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, është shprehur se ka ardhur koha që në Shqipëri kamerat e sigurisë të marrin një rol të rëndësishëm dhe të montohen në të gjitha pikat kyçe të qyteteve të ndryshme.
Komentet Softa i bëri në News 24, ku po flitej për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, që sipas hetimeve rezultoi se autor i dyshuar ishte Albano velo, djali i efektivit të policisë, Dilaver Velo.
Softa shtoi se ,vettingut në Policinë e Shtetit duhet t’i shkohej deri në fund dhe sipas tij, zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm të kësaj structure duhet të bëhet nga Parlamenti, me consensus nga të dyja palët.
Ai shtoi se mënyra që ai propozoi për ngjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit do ta shkëpuste atë nga varësia ndaj një ministri të caktuar.
“Unë dua ta shikoj atë në një këndvështrim tjetër. Ngjarja u zbulua pasi ndihmuan kamerat. Ka shumë ekzekutime publike në qendër të Tiranës që nuk janë zbardhur. Ka ardhur koha që të ketë një hartë për kamerat dhe mënyrën sesi ato shtrihen. Kamerat duhet të jenë edhe të kontrolluara. Duhet të ketë një koordinim edhe me bizneset që kanë kamera. Nëse ka kamera, të cilat duhet të kenë rezolucion, ngjarjet zbulohen. Përshembull në lavazhë ose në serviset e makinave duhet të ketë kamera me rezolucion të lartë, sepse ata do të shkojnë diku që të rregullojnë makinat.
Ne po vijmë tani te një punonjës policie, ku djali i tij dyshohet se ka kryer një krim të rëndë. Ai vetting në polici duhet të kishte shkuar deri në fund. Mund të shkaktohen shumë ngjarje të rënda nga keqpërdorimi i uniformës. Përshembull mund të përdoret emri, mund të përdoret uniforma, etj.
Unë them që politika duhet të heqë dorë nga policia, ta lërë këtë organizatë të punojë në mënyrë të pavarur. Të gjendej patjetër një drejtor i përgjithshëm konsensual nga të dyja palët, që do të zgjidhej nga Parlamenti, i cili do të kishte një karrierë të gjatë në polici dhe të ishte i pavarur”, u shpreh Softa.