TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar masat arrest me burg për pesë të akuzuarit për laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit.
Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Klajdi Matoshi, Redin Meshi dhe Julian Malaj, do të vijojmë të qëndrojnë pas qelive.
Në apel u shqyrtua kërkesa për ndryshim mase vetëm për pesë nga të akuzuarit, pasi pjesa tjetër e të arrestuarve nuk paraqitën ankimim.
Pesë nga të akuzuarit që u lanë në burg nga apeli i GJKKO-së, kanë kërkuar masë më të butë sigurie ose atë të burgut me afat deri në daljen e përgjigjeve të analizave, pasi ata pretendojnë se nuk kanë pasur informacion për kokainë.
Referuar kërkesës së tyre për ndryshim mase thuhet se te pandehurit nuk kanë pasur informacion se plehu ishte përzier me kokainë, kjo referuar edhe letrave të zhdoganimit.
SPAK ka paraqitur si prova përgjime dhe pamje filmike që bindën gjykatën të miratoj shkallën e parë.