TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, ka rrëfyer sot (17 qershor) në dëshminë e tij në GJKKO se si i financohej dhe siguronte paratë bashkë me të vëllain, Endrit Alibej.
Alibej ka pranuar përpara prokurorëve përfshirjen në trafikun e drogës, ndërsa mohoi çdo përfshirje në vrasje, megjithëse më tej është shprehur se më pas “për episodet e vrasjes kam komunikuar në aplikacionin Sky Ecc”.
Ai tha se kishin bashkëpunuar me Dritan Gjikën për një ngarkesë prej 530 kg kokainë nga Ekuadori drejt portit të Mersinit në Turqi, por, sipas tij, gjithçka ndryshoi kur Endriti dhe shtetasi turk u vranë.
“Vranë dy njerëzit kryesorë të kësaj ngarkesë, Endritin dhe mikun e tij, turkun, që kishin rol kryesor të nxjerrjes së drogës nga porti. Endriti fliste me njerëzit pa të keq. Anija mbërriti në portin e Mersinit. Përveç se më vranë 2 njerëz të rëndësishëm, më goditën shumë keq ekonomikisht. Deri për bukën e gojës” deklaroi Alibej.
Alibej përmendi edhe emrin e Suel Çelës, për të cilin tha se ka pasur interes që të nxirrte jashtë loje Endritin.
Prokuroria: Na sqaro si financoheshe dhe si i siguroje paratë?
Alibej: Unë dhe Endriti kishim nisur një marrëveshje biznesi. Me trafikim drogë normalisht, por s’kemi qenë përzierë kurrë me vrasje. Kemi pas njeriun më të rëndësishëm, u lidhëm me Dritan Gjikën. Endriti dhe shtetasi turk që u vra, mik i familjes tonë, kishim nis një ngarkesë prej 530 kg kokainë për në Turqi. Kishim investuar gjithçka aty.
Për episodet e vrasjes kam komunikuar në aplikacionin Sky Ecc. Ne kemi qenë biznesmenë, merreshim me punë të paligjshme kokainë, drogë. Patëm një biznes me Dritan Gjikën. Ai erdhi na takoi, me Endritin dhe shtetasin turk dhe kishin nisur një ngarkesë prej 530 kg kokainë në Ekuador me destinacion Turqinë.
Nga Prokuroria e Elbasanit apo Policia, janë të korruptuar kam fakte. Kishte dy javë që ishte nisur ngarkesa. Vranë dy njerëzit kryesorë të kësaj ngarkesë, Endritin dhe mikun e tij, turkun, që kishin rol kryesor të nxjerrjes së drogës nga porti.
Endriti fliste me njerëzit pa të keq. Anija mbërriti në portin e Mersinit. Përveç se më vranë 2 njerëz të rëndësishëm, më goditën shumë keq ekonomikisht. Deri për bukën e gojës. Suel Çela ka pasur interes me nxjerrë Endritin jashtë loje