TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtetasit me iniciale A.C., dhe O. T., kanë dalë ditën e sotme përballë gjykatës së Vlorës. Dyshja, dyshohen për përdhunimin e një 26-vjeçareje në Vlorë. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë ku A.C., dhe O.T., tashmë të arrestuar, dyshohet se detyruan të renë të konsumonte drogë dhe më pas e përdhunuan.
E reja u gjet pa ndjenja nga policia në hyrje të hotelit. Fillimisht policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se ishin tre persona që kishin marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ndërsa ditën e djeshme në një reagim të dytë njoftoi për një person të katërt, i cili është shpallur në kërkim.
Prokurori ka kërkuar ndaj tyre masën e arrestit me burg.
Për këtë ngjarje gazetarja e 'Faxnews' Afrovita Hysaj është kërcënuar nga shtetasi A. D., pasi një prej te akuzuarve dyshohet se ka lidhje me 57-vjeçarin.
“Je në gjak me mua”, ishte mesazhi që A.D., i dërgoi gazetares, e cila tashmë çështjen e ka lënë në dorë te drejtësisë. Dje policia njoftoi se ndaj tij ka nisur një procedim në gjendje të lirë.
A.D., është pronar i “6+1” Vlora TV, ku në një postim në rrjete sociale, në faqen e këtij televizioni, u përdorën terma fyese dhe denigruese për gazetaren. Pas një ndërgjegjësimi në masë, postimi u fshi.