AKTUALITET, 25 Tetor 2023, 12:01

Edi Rama në Bruksel, takohet me komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi

Edi Rama në Bruksel, takohet me komisionerin për Zgjerim Oliver

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku do të marrë pjesë në forumin “Global Gateway”.

Rama është takuar në selinë e BE me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Në forumin e sotëm do të diskutohet  mbi sfidat aktuale të Europës dhe rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar.

Kujtojmë se vizita e Ramës në Bruksel vjen pas Samitit të Procesit të Berlinit që u zhvillua në Tiranë me pjesëmarrjen e liderëve të BE-së dhe ata të rajonit.

Mbështetja e Brukselit për rajonin u shpreh sërish përmes një Plani të ri rritje për Ballkanin, që u paraqit nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.