TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar dhjetëra takime në kuadër të Foltores, që në momentin kur kryetari ende në detyrë, Lulzim Basha, e përjashtoi nga grupi parlamentar.
Berisha ka mbledhur një numër të konsiderueshëm të demokratëve në këto Foltore, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm të simpatizantëve të PD dhe opozitës, por kjo lëvizje ka dominuar këtë sezon politik, duke u zhvendosur në qendër të vëmendjes mediatike dhe duke sfumuar çdo ngjarje tjetër politike.
Takimet e Foltores, do të kulmojnë me mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike në datën 11 dhjetor, Kuvend i thirrur nga mbi 4200 delegatë dhe nga Sali Berisha.
Më poshtë, ndiqni një video përmbledhje, nga atmosfera në disa prej Foltoreve të Sali Berishës.