AKTUALITET, 27 Shkurt 2026, 13:30

SPAK sekuestron dosjen e tenderit me vlerë 400 milionë euro për projektin e Porto Romanos

SPAK sekuestron dosjen e tenderit me vlerë 400 milionë euro për

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka sekuestruar dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi shkelje në procedurën e prokurimit.

Sipas gazetares Klodiana Lala, sekuestrimi është kryer të martën pranë Autoriteti Portual Durrës, ku ndodhej dokumentacioni i plotë i procedurës.

Tenderi për zhvillimin e projektit në Porto Romano ka një vlerë prej rreth 400 milionë eurosh dhe është zhvilluar në dy faza: parakualifikim dhe kualifikim.

Nga faza e parë e procedurës është skualifikuar një kompani holandeze, ndërsa më 9 mars është paraqitur vetëm një ofertë financiare.

Në garë ka mbetur e vetme një kompani greke, e cila ka vijuar me fazën përfundimtare të tenderit.