TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari i Ora News, Elton Qyno i cili mbulon sektorin e Prokurorisë dhe aktualitetit që prej orës 10:00 të paradites së sotme (13 dhjetor) është marrë në pyetje në ambientet e SPAK.
Mësohet se marrja në pyetje e Elton Qynos u bë me kërkesë të prokurorit Behar Dibra me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore. Sipas gazetarit, atij i është kërkuar që të tregojë burimin që i jep informacionet.
Një kërkesë kjo që bie ndesh me parimin bazë të gazetarisë për të publikuar informacione me interes për publikun dhe për të mos zbuluar burimin.
Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit e kanë dërguar Qynon në banesën, ku më pas kanë ushtruar kontroll. Një grup tjetër i agjentëve të BKH ka shkuar në ambientet e televiozionit Ora News.
Urdhri për kontroll është bërë me vendim gjykate, me firmë të gjyqtares Atalanta Zeqiri.