AKTUALITET, 13 Dhjetor 2023, 15:22

Konflikt në një familje në Tropojë, dy të arrestuar për dhunë

Konflikt në një familje në Tropojë, dy të arrestuar

Dy persona kanë rënë në pranga në Tropojë për dhunë në familje. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin banues në fshatin Cerrnisë, pasi ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, 39-vjeçare.

Gjithashtu raportohet se është arrestuar në flagrancë 36-vjeçari, vëllai i 39-vjeçares, pasi ky i fundit është kallëzuar nga 45-vjeçari për dhunë të ushtruar ndaj tij. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, për 39-vjeçaren u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.