TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja, i cili akuzohet për lidhje me personazhe të botës së krimit, është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.
Jurgis Çyrbja ka mohuar akuzat para prokurorëve duke pretenduar se ka sqaruar çdo episod për të cilin SPAK e akuzon.
Sipas SPAK, Çyrbja akuzohet për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.
Ish-deputeti u dorëhoq nga mandati më 9 Tetor, vetëm pak ditë pasi u paraqit në SPAK, por sipas tij, kjo nuk kishte lidhje me vendimin e tij. Ai deklaroi në atë kohë se nuk kishte asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por sepse kishte nevojë të kujdeset për shëndetin.
Por, socialisti u vendos në pranga pak ditë pasi dorëzoi mandatin dhe u mor i pandehur nga SPAK.
Nga zbërthimi i bisedave në SKY ECC, u zbulua se për të siguruar që do të vendosej në listën e sigurtë të PS në qarkun Durrës në zgjedhjet e 2021, Jurgis Çyrbja, informonte bosë të krimit për operacionet policore me qëllim që ata të mos arrestoheshin.
Ndërkohë që Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekici, i cili u ekzekutua në 2021 dhe Altin Hajri, i shumëkërkuar për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës kanë ndikuar sipas SPAK pranë zyrtarëve socialistë që emri i Çyrbjas të ishte në listë të sigurt për deputet.