AKTUALITET, 15 Nëntor 2021, 14:31

Spaho: Akademia e Barinjve? Nuk po mban më njeri lopë e dele, nga janari 2022 do të rritet çmimi i qumështit

Spaho: Akademia e Barinjve? Nuk po mban më njeri lopë e dele, nga

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka shprehur shqetësimin e tij sot në Kuvend për rritjen e mëtejshme të cmimit të qumështit pas 1 janarit të vitit 2022.

Sipas llogarive që bëri Spaho, grumbulluesve të qumështit u leverdis më mirë ta marrin qumështin nga Serbia, pasi bile më lirë se nga blegtorët shqiptarë.

Ndër të tjera në fjalën e tij Spaho ngriti ‘alarmin’ për rënien e vazhdueshme të krerëve të deleve dhe lopëve, pasi sipas tij “nuk po i mban më njeri”

Edhe themi që do krijojmë akademinë e barinjve, çobenëve.

Por problemi i parë nuk është cobani, problemi i parë është të kemi numër krerësh, të kemi dele dhe lopë, e këto po vijnë e po vijnë duke u pakësuar nuk po i mban më njeri, ka rënë çmimi i qumështit, nuk është më efektiv, më shtrenjtë i bie uji se sa qumështi.

320 lekë niset qumështi nga Serbia, 350 lekë i shkon këtu në Shqipëri. Blegtorëve tanë i mblidhet në rastin më të mirë me 420 lekë.

Po mirë ky grumbulleusi pse duhet të shkojsë te blegtori shqiptar, e merr në Serbi ai. E sjell këtu me 350 lekë e na rrofshin ne ato parrullat do zhvillojmë blegtorinë do rrisim numrin e krerëve etj.

Ore kjo është ekonomi tregu po nuk e more ne mbrojtje që ti vësh taksa prodhimmit atje kur hyn do rrënosh prodhimin tënd.

Kjo masa, ulja e TVSH 6% para dy vitesh dhe zerimi që po i bëjnë tani do rrisë edhe çmimin në treg

Kur aplikuam me 6% e rriti nga 130 në 150 lt e qumeshtit që shitet në treg, këtu do e rrisë edhe pas 1 janarit kur të aplikohet kjo masë.

Dhe vec kësaj shikoni dhe kosto të tjera që kanë blegtorët që ne s’na bien ndërmend”.