AKTUALITET, 15 Nëntor 2021, 12:01

“Balonë tabake” revolton opozitën, Rama: Çfarë ka? Jeni bërë fare, si revizorët e komisionit të planit të shtetit të Enver Hoxhës. Ne nuk na ndalni dot ju

“Balonë tabake” revolton opozitën, Rama: Çfarë

Termi “balonë tabake” e përdorur nga kryeministri Edi Rama me ironi sot në Kuvend teksa fliste për buxhetin e vitit 2022, ka irrituar opozitën për shkak se u quajt fyerje për deputeten Jorida Tabaku.

Disa deputetë të opozitës kanë reaguar nga vendi pasi Rama tha:

“Sa e ka Lulzim Serbia tvsh e imputeve bujqësore?

Hajde thuaje këtu, hajde këtu ti që di Serbinë e Kosovën e Maqedoninë, hajde thuaje këtu ose pyet atë që ke në krah se ajo ti jep shifrat ty megjithëse ti jep si balonë tabake.

Ca ka? Balona tabake është më balona më e mirë se ka dhe tauke këtu mbushur me tauke.

S’kam punë me mbiemrin këtu flas për balonat, skam lidhje me mbiemrat këtë e keni stil ju e mos më ndërprisni asnjë problem etik ska këtu.

Balonat janë objekte me të cilat kemiluajtur ka pasur tauke dhe tabake kshq është kompliment në një farë mënyrë nëse e merrni për persona unë s’kam idhje me personat fare.

Se jeni dhe partia që soli kapitalizmin në Shqipëri, jeni bërë fare mo jeni bërë si revizorët e komisionit të planit të shtetit të Enver Hoxhës”.

Sa i takon paralajmërimit që bëri kryedemokrati Lulzim Basha për votën kundër për buxhetin e vitit 2022, Rama ironizoi situatën brenda PD dhe tha se “as nesër ju nuk na ndalni dot se do ndalni njëri tjetrin aty”.

“E fundit është shifrat nuk janë opinione këto, aty i keni para syve kur flsini për buxhetin keni shumë të drejtë të kërkoni shumë më tepër se për këtë punë jeni këtu por e para duhet argumentuar ajo që kërkoni.

Problemi në fund për ju është që nuk hiqni dot asgjë, ju mund të votoni kundër por nuk frenoni dot asgjë në këtë rrugë kur ne nuk na ndalni dot ju, as dje, as sot, nesër jo e jo, se tani shihni kush do ndalë njëri tjetrin aty te ju.

Ne kemi punën tonë e do vijojmë drejt, do e bëjmë Shqipërinë dhe për fëmijët tanë dhe për fëmijët tuaj s’do ua lëmë fëmijëve tanë e tuajët Shqipërinë që rrezikuat ta linit ju.

Këto elegjitë me hiperbola hajde Lulëzim tani ora e gramafonit jepi fillo punën”.