AKTUALITET, 15 Nëntor 2021, 14:01

Debat i ashpër / Basha-Ramës: Mbaje gojën, ti je një hiç, ne vijmë nga universitetet më të mira, jo si ti që vjen nga gropa Ajdin Sejdisë

Debat i ashpër / Basha-Ramës: Mbaje gojën, ti  je një

Seanca e sotme plenare, ku u diskutua projektbuxheti për vitin e ardhshëm u shoqërua me debate të ashpra mes kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha. Ishte cilësimi që Rama i bëri deputetes Jorida Tabaku, si “balonë tabake”, ajo që nxiti debatet në sallë, ku deputetët e opozitës, u çuan në këmbë dhe ngritën tonet ndaj kryeministrit.

Rama: Sa e ka Lulzim Serbia tvsh e imputeve bujqësore? Hajde thuaje këtu, hajde këtu ti që di Serbinë e Kosovën e Maqedoninë, hajde thuaje këtu ose pyet atë që ke në krah se ajo ti jep shifrat ty megjithëse ti jep si balonë tabake.

Ca ka? Balona tabake është më balona më e mirë se ka dhe tauke këtu mbushur me tauke. S’kam punë me mbiemrin këtu flas për balonat, skam lidhje me mbiemrat këtë e keni stil ju e mos më ndërprisni asnjë problem etik ska këtu.

Balonat janë objekte me të cilat kemiluajtur ka pasur tauke dhe tabake kshq është kompliment në një farë mënyrë nëse e merrni për persona unë s’kam idhje me personat fare.

Se jeni dhe partia që soli kapitalizmin në Shqipëri, jeni bërë fare mo jeni bërë si revizorët e komisionit të planit të shtetit të Enver Hoxhës”.

Sa i takon paralajmërimit që bëri kryedemokrati Lulzim Basha për votën kundër për buxhetin e vitit 2022, Rama ironizoi situatën brenda PD dhe tha se “as nesër ju nuk na ndalni dot se do ndalni njëri tjetrin aty”.

Basha: Është e disata herë që ky person vjen dhe fyen personalisht deputetët e opozitës, zonja që ti iu referove është doktoreshë shkencash.

Kur ti bridhje poshtë urës së Parisit, është diplomuar në një nga universitetet më të mira të Londrës. Kujdes me ne, vijmë nga universitetet më të mira, nuk vimë ne nga llumi i Senës, ti je prodhim i gropës së Ajdin Sejdisë.

Se ata që të takojnë për protokoll, nuk të thonë atë që mendojnë, këto që të thashë ti i di fare mire. Fjalorin e shterruar ruaje për shtëpinë tënde, nëse me këtë edukatë rrit fëmijët e tu. Mbaje gojën, ti je një bosh, je një zero, je një hiç. Të tillë të ka prodhuar vetvetja, ti je shpagesa për mëkatet e etërve tanë, dhe të PD.