TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, kallëzon në SPAK, Vangjel Tavon, kandidatin e Partisë Socialiste për kryebashkiak, në zgjedhjet që do të mbanë në 4 gusht.
Gjikuria pretendon se Tavo ka transferuar gjendjen civile nga Dropulli në Himarë.
Kandidati i opozitës kërkon nga SPAK hetimin e procedurave. Zgjedhjet për Bashkinë e Himarës zhvillohen pasi KQZ shpalli vakancën, ndërsa Fredi Beleri, u dënua nga Apeli i GJKKO-së për korrupsion zgjedhor, vendim që mori formën e prerë. Kujtojmë se sot nis fushata zgjedhore për këtë bashki.
