AKTUALITET, 27 Korrik 2024, 14:19

Dritan Dajti lë qelinë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës

Dritan Dajti lë qelinë, merr pjesë në ceremoninë

Dritan Dajti ka lënë për pak orë qelinë, duke marrë leje nga instancat përkatëse, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ëmës.

Në foton e mësipërme shfaqet Dritan Dajti, i rrethuar nga forca të shumta policie.

Dritan Dajti është një ndër emrat më të përfolur të botës së krimit, pas vrasjes së katër policëve, ngjarje që tronditi vendin.

Ai u prangos në vitin 2009 dhe u vu nën akuzë për veprën “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, por këto akuza ai i mohoi duke deklaruar se qëlloi me armë për t’u vetëmbrojtur pa e ditur se ata ishin policë.