AKTUALITET, 27 Korrik 2024, 14:59

Aksident në Fier/ Makina përfundon në kanal, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Aksident në Fier/ Makina përfundon në kanal, plagoset shoferi dhe

Një aksident me pasojë dy të plagosur raportohet se ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Sheqmusalala.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja. Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe grupi hetimor, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.