TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte i përfshirë në veprimtari kriminale të shitjes së lëndëve narkotike. 42-vjeçari me inicialet M. A., në momentin e kapjes nga policia ndodhej në një servis makinash dhe po përgatiste doza kokaine gati për shitje. Dhe më pas i shpërndante në lokalet e natës në Himarë. Ndërkohë autoritetet po punojnë për kapjen e lokalit të servisit, 37-vjeçarit me inicialet B. Ç., ku edhe përgatitej lënda narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë, një peshore elektronike, dy aparate celularë dhe një automjet tip “Benz”.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.