TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri, Edi Rama, ka bërë me dije përmes një postimi në facebook, se duke filluar nga data 1 nëntor do të nisë aplikimi për vendosjen e paneleve për ngrohjen e ujit për konsumatorin.
Rama nënvizon se 70% e shpenzimeve do të subvencionohet nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë. Sipas tij kjo ndihmë është pjesë e planit të qeverisë për mbështetjen e konsumatorit ndaj krizës energjetike.
“Qeveria Shqiptare do vazhdojë të mbështesë dhe të mbrojë konsumatorin në këtë situatë krize energjie globale.
70% subvencionim nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë për panelet me ngrohje diellore”, shkruan Rama.
