AKTUALITET, 31 Tetor 2022, 21:37

Lorenc Vangjeli: Këlliçi ka avantazh ndaj Alimehmetit, por në fund fiton Veliaj!

Lorenc Vangjeli: Këlliçi ka avantazh ndaj Alimehmetit, por në

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV deklaroi se më 14 maj 2023, në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet vendore ti cilat sipas tij, nuk janë zgjedhje administrative, por thjesht politike. Vangjeli tha se këto zgjedhje më shumë se i fiton Veliaj, do t’i humbasë PD-ja

“Përballë kandidatit Ilir Alimehmeti shanset për z. Këlliçi janë më të rritura. Z. Këlliçi është i avantazhuar për elektoratin se është me ta për ta, ndërsa z. Alimehmeti është outsider (i jashtëm).

Gara zhvillohet mes çifteve Rama-Veliaj dhe Berisha-Meta. I pari e do Tiranën se është matësi i pushtetit dhe një humbje e mundshme i kërcënon pushtetin edhe në nivel qendror, ndërkohë që Erioni kërkon të garojë edhe për projektin e tij të nesërm. Ndërkohë që përballë është Sali Berisha dhe Ilir Meta. Cilido kandidat që të dalë, gara është e tyre. Këtu ndryshon edhe tipologjia e kandidatit.

Zgjedhjet e 14 majit nuk janë zgjedhje administrative, por politike dhe në këtë garë politike kandidati i PD-së duhet t’i përgjigjet një pyetjeje: a është e mundur që të marrë edhe votat politike apo kandidati do ta kalonte edhe këtë gardh? 

Zgjedhjet më shumë se i fiton Erion Veliaj se i humbasin këta të PD-së”-tha analisti Vangjeli.