TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, thotë vjedhja ndaj qytetarëve me çmimin e naftës është lëshuar pa duar, duke thënë se prej 20 ditësh nuk po mblidhet.
Vasili merr shembullin e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se brenda pesë ditësh e ka ulur dy herë çmimin e naftës.
Vasili ka bërë dy kërkesa, sipas tij urgjente: Të shkrihet Bordi i Transparencës dhe të miratohet projektligji i partise se lirise per heqjen e takses se qarkullimit dhe te karbonit.
REAGIMI I VASILIT
Bordi i naftes e leshon pa duar vjedhjen e shqiptareve, ka 20 dite qe s’mblidhet!
Bordi i hajduteve, qe cakton cmimin e naftes nuk mblidhet, qe ne 12 tetor pasi gozhdoi cmimin ne 240 lek per liter.
Cmimi i naftes ne bursa ka rene deri ne 15% ndersa bordi i hajduteve nuk e leviz cmimin ne menyre qe vjedhja te vazhdoje.
Maqedonia e ul dy here cmimin brenda vetem pese diteve dhe aktualisht eshte 189 lek litri.
Ndersa ne Kosove sot cmimi i naftes eshte 202 lek litri.
Bordi ka 20 dite qe duke mos u mbledhur e ka leshuar pa duar vjedhjen.
- TE SHKRIHET MENJEHERE BORDI I HAJDUTERISE!
- TE MIRATOHET PROJEKTLIGJI I PARTISE SE LIRISE PER HEQJEN E TAKSES SE QARKULLIMIT DHE TE KARBONIT