TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Belind Këlliçi, kandidat për primaret e PD në Tiranë, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për futjen në garën për Tiranën, të partisë "Nisma Thurje", e drejtuar nga Endri Shabani.
Këlliçi deklaroi se nxjerrja e një kandidati nga Nisma Thurje, nuk i shërben përpjekjes së opozitës për të mundur Erion Veliajn.
Belind Këlliçi: Lajmi i fundit nga shoqëria civile, Nisma Thurje ka deklaruar se do të ndxjerrë kandidat. Njërin nga këta e kisha në studio, më tha po kandidove ti, jam me ty. Kemi një kundërshtar të fortë përballë. Nga ana tjetër dalin partiçka…
Neritan Sejamini: Pse nuk ka të drejtë Nisma Thurje të kandidojë, që është kundër Metës, Berishës, Ramës, Veliajt?
Belind Këlliçi: Shkon në favor të status quos.
Neritan Sejamini: Ky është mentalitet komunist, ose me mua ose me armikun. Pse e paragjykon ti atë?
Belind Këlliçi: Kur hyn në garë, hyn për të fituar apo për tu promovuar?
Neritan Sejamini: Hyjnë për shumë arsye. Ka kandidatë që hyjnë për të promovuar një kauzë, për tu afirmuar politikisht, etj.
Belind Kalliçi: Ky është luks i madh për aktualitetin politik në Shqipëri. Llogaria politike dikton që të bashkohet forca për të shtuar vagonët e një lokomotive që ecën. Unë flas për bashkim forcash, jo për diktaturë.
Neritan Sejamini: Të takon ty ta bindësh atë, jo ta shash.
Belind Këlliçi: Nuk e shava, thashë është lajmi i fundit nga shoqëria civile.