TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, paraditen e kësaj të diele do zhvillohet seanca e vlerësimit të masës së arrestit për shtetasit e arrestuar si pjesë e bandës së Laert Haxhiut.
Mësohet se seanca gjyqësore do drejtohet nga Gjyqtarja Megi Strakosha, ndërkohë që më herët, Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi i ka kërkuar Gjykatës masën “Arrest me burg” për 10 të arrestuarit e bandës së Laert Haxhisë.
Anëtarët e kësaj bande që dyshohet për të paktën 6 vrasje, përfunduan në pranga pak ditë më parë pas megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”.
Ishte ish anëtari i bandës së Laert Haxhisë, Artan Tafani, i cili u bë i penduari i drejtësisë dhe zbuloi disa nga krimet e shumta që kjo bandë kishte kryer.
Në deklarimet e tij para organit të akuzës janë zbardhur disa nga ngjarjet kriminale më tragjiket në vendin tonë, të cilat rezulton të jenë kryer nga banda e Laert Haxhisë ku bënte pjesë edhe ai, ndërsa kreu i kësaj bande është në Greqi.
Laert Haxhiu është arrestuar nga autoritetet greke dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri për të dalë para drejtësisë.
Kërkesa për masën “Arrest në burg” për:
1.Artan Tafani
2.Laert Haxhiu
3.Lulzim Spahia
4.Ligor Romacka
5.Erisjano Abedini
6.Marglen Topuzi
7.Idriz Manej
8.Bujar Abedini
9.Enriko Xhahysa
10.Bledar Berberi.