TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Është një nga herët e rralla që ka një jetëgjatësi koha ime në palestër, kjo falë dhe instruktorit Ari Agovi që ma ka bërë më të lehtë. Aktiviteti fizik të jep një dimension tjetër jo vetëm në jetën tënde por dhe për njerëzit që të rrethojnë.
Aktiviteti fizik më ka ndikuar jo vetëm për vendimet e mia por edhe për vendimet e ardhshme, më ka motivuar, më ka shtuar pozitivitetin. Pati një moment kyç kur unë vendosa të filloj palestrën. Kthehesha nga Gjermania, isha me bagazh dore, ishte periudha që isha shumë e dobët, 55 kilogramë.
Ndërkohë doktoresha që më ndiqte nga ana shëndetsore më kishte çuar një mesazh pasi isha më e dobët se duhej dhe nga ana shëndetsore isha shumë e pashëndetshme.
Nuk e vleresoja atë që ajo më thoshte pasi si janë gratë na pëlqen të jemi të dobëta.
Kur po kthehesha nga Gjermia tentova të ngre valixhen e dorës te kabina avionit dhe nuk kisha fuqi, nuk më kishte ndodhur më parë pasi kam qenë shumë e fuqishme, aty ndjeva momentin e fundit sesi mund të isha aq pa fuqi. Kur u ktheva ja tregova doktoreshës atë që më kishte ndodhur dhe ajo më tha ti nuk ke më muskuj, je vetëm një skelet me lëkurë”- tregoi Kryemadhi.
E pyetur nëse bashkëshorti Ilir Meta e suporton në këtë rrugëtim, Kryemadhi u përgjigj se bashkë jemi në garë duke zbuluar njëkohësisht dhe suportin që ai i jep.
“Bashkë jemi në garë përsa i përket aktivitetit fizik, Iliri bën vetë shumë ecje, sport dhe ndjek regjimin fasting në ushqyerje. Por është suportuesi im më i madh”- tha Monika Kryemadhi.